Vrasësi shqiptar me lotin si tatuazh fiton azil me emër të rremë dhe krijon familje në Belgjikë

0
Të ardhurat nga klikimi i kësaj reklame shkojnë për projektin “Ushqimi për Jetimët”. Ndihmo me një klikim !
loading...

Një shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm në Itali për vrasjen e një prostitute, ka arritur të shkojë në Belgjikë me identitet të rremë, të martohet dhe të lbëjë tre fëmijë e të jetojë në qetësi për vite me radhë. Gruaja dhe fëmijët e tij nuk e kanë ditur të kaluarën e tij kriminale.

Mediat belge njoftojnë seErjon S. u zbulua në vitin 2015 dhe Italia kërkoi ekstradimin e shqiptarit që kishte bërë tatuazh një lot në faqe; megjithatë, pas dy vjetësh në Itali, javën e kaluar atë e kthyen në Belgjikë ku do të vuajë dënimin e mbetur.

Mediat vendase shkruajnë me shqetësim se në vend të ishte në burg në Itali, ai po jeton në Belgjikë dhe tani do të duhet ta kryejë po aty dënimin e tij. Madje, pasi historia e tij u zbulua si dhe identeti, gruaja nuk e braktisi, por u gëzua që atë nuk e ekstraduan në Itali po do të burgoset në Sint Gillis ku familja ka mundësi ta takojë.

Erjon S. akuzohej dhe kishte marrë dënim për vrasjen e një prostitute në vitin 2000 në Itali. Në vitin 2000, ai së bashku me dy shqiptarë të tjerë Robert Z. dhe Fatmir V. e vranë vajzën nga Amerika e Jugut. Dy muaj më vonë, policia italiane arriti t;i zbulonte dhe gjykata italiane i dënoi në mungesë me 23 vjet burg.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here