Volkswagen Touareg 2018 – Imazhe dhe detaje ekskluzive

0
loading...

Volkswagen i ri Touareg ndikohet nga koncepti i T-Prime dhe i vendosur për të dalë në treg në vitin 2018.

Prodhimi i tretë i Volkswagen Touareg do të marrë një hap të shënuar përpara në aspektin e teknologjisë, dizajnit dhe lidhjes dhe synon t’i japë markës një shtytje të mëtejshme në një treg më premtues për ta ndihmuar atë të rivalizojë sërën e Audi dhe BMW, bën me dije përkerre.com.

Platforma e re gjithashtu do të sjellë me vete seri të reja motorësh me 6 dhe 8 cilindra. Dy versione të një 3.0-litërsh të ri me naftë V6, duke zhvilluar rreth 270 bhp, gjithashtu edhe një motor më i madh V8 me naftë do të ofrohet për blerësit.

Një tjetër opsion i ri do të jetë një plug-in hibrid GTE, i përbërë nga një motor me 4 cilindra 2.0-litërsh TFSI Turbocharged dhe motor elektrik të vogël. VW po synon një gamë tërësisht  elektrike prej rreth 30 miljesh.

 

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here