“Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”/ Gruaja e fali, por ai nuk hoqi dorë nga avazi i vjetër

0
loading...

Përfundon sërish në përballje me drejtësinë një shqiptar 42-vjeçar në Itali, baba i tre fëmijëve të mitur. Ngjarja ka ndodhur në Fiuggi, kur shqiptari 42-vjeçar ka dhunuar gruan në sy të tre fëmijëve të mitur.

Raportimi vjen nga qendra e mbrojtjes së viktimave të dhunës në familje. Tashmë shqiptari nuk ka më të drejtë t’u afrohet fare as gruas e as fëmijëve.

Së fundi duket se e ka rënduar situatën edhe më tej, pasi e ka dhunuar atë në sy të tre fëmijëve.

Mediat italiane duke mos bërë me dije emrin e tij shkruajnë se ai ishte i njohur nga forcat e rendit në zonë, pasi ishte i denoncuar më parë nga gruaja në vitin 2016 pas një episodi dhune. Por, gruaja e tërhoqi denoncimin dhe e fali dhe ai nisi të hetohej i lirë.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here