Temperaturat e ftohta krijojnë shtëpinë prej akulli në SHBA (FOTO LAJM)

0
loading...

“Bën shumë ftohtë dhe e gjithë shtëpia ime është e mbuluar me akull. Duket sikur ka dalë nga filmi ‘Frozen'”.

Kështu ka deklaruar pronarja e kësaj banese eskimeze në Webster, New York jashtë zonës së Rochester.

Zona është një nga vendet ku bie më shumë borë, temperaturat janë shumë të ulëta dhe ka lagështi nga “Liqeni i madh”.

Në këtë rast duket sikur natyra ka bërë një shaka dhe erërat e forta me ujin e liqenit kanë kontribuar për ta mbuluar këtë shtëpi me një shtresë të trashë akulli.

Fotografi John Kucko ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe thotë se zona ka patur mot shumë të keq ditët e fundit. Rezultati është kjo skulpturë akulli që ka krijuar shumë pranë liqenit./ Albeu.com/

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here