Surpriza/ Cana merr presidencën e Vëllaznimit në Kosovë

0
loading...
loading...

Një surprizë e bukur ndodhi sot në Gjakovë. Lorik Cana edhe pse jo vetë por nëpërmjet babait të tij Agim Cana, ka marrë presidencën e klubit të Vëllaznimit në kampionatin kosovar. Kështu, në ditën e sotme, sipas asaj që raporton “Gazeta Olle”, ka pasur një takim mes Agim Canës dhe kryetarit aktual të klubit, Shkëlzen Gashi.

Babai i ish-kapitenit të kombëtares, Lorik Canës, do të jetë presidenti i ri i klubit të Vëllaznimit. Zyrtarizimi pritet të vijë në ditët në vijim, ndërsa ky lajm është pritur me optimizëm të madh në Gjakovë. Vëllaznimi kërkon të rikthehet në vendin që i takon në kampionatin e Kosovës.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here