Studimi/ Mos i jepni fëmijëve më shumë se dy ushqime të thata

0
loading...

Studiuesit britanikë kanë pohuar se fëmijët në ditë duhet lejuar të konsumojnë më së shumti dy ushqime “snack” (ushqime mes vakteve) me 100 kalori dhe se sasia më e madhe se kjo do të ishte e dëmshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të Sky News, studiuesit e Shëndetit Publik të Britanisë (PHE) bënë të ditur se fëmijët në vend konsumojnë të paktën tri ushqime “snack” dhe pije me sheqer në ditë.

Duke vënë në dukje se një në tre fëmijë konsumon katër ose më tepër “snack” jo të shëndetshëm në ditë, studiuesit theksuan se kjo është trefishi i sasisë së rekomanduar të sheqerit.

Ata gjithashtu pohuan se fëmijët gjysmën e sheqerit e marrin nga ushqimet “snack” dhe pijet jo të shëndetshme.

Studiuesit kanë theksuar se fëmijët në vit konsumojnë afro 400 biskota, mbi 120 torta, petulla dhe brumëra, 100 porcione ëmbëlsirash, 70 çokollata dhe akullore dhe mbi 150 pako pije frutash dhe lëngje të gazuara në kanaçe, duke paralajmëruar se të gjitha këto e rrisin rrezikun për obezitet.

Për të ndaluar obezitetin, PHE ka nisur fushatën “Change4life” (Ndryshim për jetë) dhe u bëri thirrje familjeve që fëmijëve “në ditë t’u lejohen më së tepërmi dy ushqime “snack” me 100 kalori” dhe se më tepër se kjo do të ishte e dëmshme.

Në kuadër të fushatës studiuesit inkurajuan familjet të marrin fruta dhe perime të freskëta.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here