Problemet e stomakut, çfarë të kemi parasysh

0
loading...

Ngrënia e shumë ushqimeve njëherësh, moskonsumimi i lëngjeve, ngrënia pa kriter si mish apo hot-dog, janë disa nga arsyet të cilat vuani nga stomaku.

Këshilla e parë që japin mjekët për të mos patur dhimbje në stomak është uji. Uji nuk lejon që ushqimet të ngurtësohen në stomak. Një këshillë është dhe konsumimi i mollës i cili bën të mundur një tretje më të shpejtë të ushqimeve.

Po kështu këshillohet edhe orizi, pasi është një ushqim i lehtë i cili tretet shpejt. Sipas doktor Carlo Oller, shumë nxënës dhe studentë për shkak se hanë shumë ushqime nëpër Fast-Food kanë probleme me stomakun. Këshillohet nga doktor Oller, që moshat e reja të qëndrojnë larg ushqimeve të thata, për shkak se dhimbjet fillojnë duke mbushur moshën 18-20 vjeç. Një metodë për të larguar dhimbjet e stomakut është dhe sonda që kryhet në çdo spital, e cila pastron mbetjet që mund të jenë krijuar me kalimin e viteve.

Stomaku është një zgjerim në formë qese i traktit digjestiv, që është vazhdim i ezofagut lart dhe vazhdon në duoden poshtë. Këto shërbejnë edhe si pika fiksimi të tij. Madhësia dhe forma e stomakut ndryshojnë në vartësi nga morfologjia e subjektit dhe shkalla e mbushjes. Në gjendje distensioni të moderuar stomaku është 25 cm i gjate, 10-12 cm i gjerë, dhe 8-9 cm i trashë. Kapaciteti i stomakut lëkundet midis 1-1.5 litra.

Stomaku është një organ shumë i vaskularizuar, që furnizohet nga më shumë së 6 arterie, që dalin nga trungu celiak. Ka një rrjete të pasur anastomozash intramurale, që sigurojnë vaskularizimin e tij edhe kur lidhet një pjesë e madhe e arterieve. Në 60% të njerëzve gjendet dhe arteria gastrike posteriore, që del nga arteria lienale dhe ushqen sipërfaqen posteriore të stomakut.

Studimi, i publikuar në revistën e shkencës e të ushqyerit Research, thotë se krijimi i një modeli të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm është të hahet në mënyrë të shpejtë dhe pak. Ajo ka thënë se rritja e vakteve gjatë një dite mund të mos duket e favorshme për rënien në peshë, por në të vërtetë kjo metodë nuk lejon që në trup të krijohen yndyra. /Telegrafi/

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here