Po sikur interneti të pushonte së funksionuari?

0
Të ardhurat nga klikimi i kësaj reklame shkojnë për projektin “Ushqimi për Jetimët”. Ndihmo me një klikim !
loading...

Nëse interneti nuk do të funksiononte qoftë edhe për një ditë të vetme shumë prej nesh do të përfshiheshin nga kaosi. Por impakti në ekonomi dhe në shoqëri do të ishte minimal. Madje për një kategori të caktuar njerëzish do të rezultonte të ishte positive, sikurse shpjegojnë disa studime të mbledhura nga BBC.

Skenari “jo dhe aq katastrofik” nuk është i parealizueshëm: një sulm i hacker-ave në infrastrukturën e rrjetit mund të nxjerrë jasht loje router-at. Ose mund të dëmtohen kabllot nënujorë që transportojnë të dhënat e internetit mes kontinenteve. Diçka e tillë ka ndodhur në vitin 2008 në Lindjen e Mesme, Indi dhe në Azinë Juglindore.

Por interneti mund të resht së funksionuari edhe për motive politike. Disa shtete kanë fikur tashmë infrastrukturën e rrjetit duke penguar që interneti të funksionojë në vendet e tyre. Sikurse ndodhi në Turqi dhe Iran. Mund të ndodh ndërkohë edhe në Kinë ku interneti aktualisht është në funksion të pjesshëm, madje edhe disa senator amerikanë kanë kërkuar diçka të ngjashmë në Shtetet e Bashkuara.

Në çdo rast subjektetet tregtare janë ato të cilat kanë provuar të funksionojnë edhe pa internet. Punonjësit e kompanive ajrore, hotelerive apo shoqërive të ndërmjetësimit sigurisht qe kanë pasur ngadalësim të punës së tyre por ia kanë dalë te mos ndërpresin plotësisht aktivitetin. Madje studimi i cituar nga BBC shpjegon se punonjësit në mungesë të internetit janë angazhuar të kryejnë punë që zakonisht i zvarrisnin në kohë. Ndaj nuk ka arsye të mendohet se ekonomia do të ngecte pa internet. Avionët do të vijonin fluturimin ashtu sikurse trenat dhe autobusët. Problemi do të krijohej realisht nëse eventualisht interneti do të ndërpritej me valë më të gjata. Në këtë rast do të përfshihej edhe logjistika dhe bizneset do viheshin në vështirësi. Ajo çka është më e rëndësishme nuk ka një plan B. Thuajse asnjë sipërmarrje nuk ka një parashutë përballë një eventualiteti të tillë.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here