Në ditët kur të është mërzitur e zeza, guxo me të kuqe dhe rrit besimin te vetja

0
loading...

Është kaq e lehtë të zgjedhësh veshjen e ditës, kur baza e të gjithë elementëve është ngjyra e zezë. Një prej bazave të dimrit, e zeza është për këdo zgjedhja e sekondës së fundit.

Por kjo është periudha më e bukur e vitit dhe pavarësisht motit të ftohtë, një çelje me të kuqe do të ishte zgjidhje perfekte, edhe për të krijuar më shumë atmosferë festive.

Që moti është i ftohtë e me shi, nuk do të thotë se nuk mund t’i shtoni veshjes një element tjetër shtesë.

Prandaj, më e guximshme këtë sezon me të kuqe.

Në këto foto, fashion blogeret propozojnë stile të ndryshme, duke filluar që nga çizmet e gjata të kuqe, një shall si element dallues, një fustan, pantallona lëkure e çdo detaj tjetër që të lajmëron se këtë muaj duhet të jenë të gjithë të gëzuar.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here