Mesazhi i “koduar” i Papës për Erdoganin

0
Të ardhurat nga klikimi i kësaj reklame shkojnë për projektin “Ushqimi për Jetimët”. Ndihmo me një klikim !
loading...

Ajo se çfarë diskutoi Recep Taip Erdogan dhe Papa Françesku në Romë mbeti brenda mureve të sallës së takimit mes tyre.

Por një sinjal, të paktën se çfarë mesazhi mund t’i ketë dhënë kreu i Vatikanit Presidentit turk u dha në publik.

Papa Françesku i dhuroi Erdogan një engjëll paqeje.

“Ky është engjëlli i paqes, i cili mposht demonin e luftës, simbolizon një botë të bazuar në paqe dhe drejtësi”, argumentoi Papa gjatë dorëzimit të dhuratës për Erdogan.

Kjo u interpretua nga mediat si një përvijim i asaj që Papa Françesku mund të ketë biseduar me Erdoganin në takimin privat kokë më kokë. Turqia është e angazhuar së fundmi në një ofensivë ushtarake në veri të Sirisë kundër rebelëve kurdë, që për Ankaranë janë terroristë.

Përse folën Papa dhe Presidenti turk Erdogan në takimin e tyre në Vatikan nuk dihet. Por ndonjëherë dhurata të vogla thonë më shumë se një mijë fjalë.

Megjithatë, vizita mbetet historike. Ajo ishte e para e një zyrtari të lartë turk në Vatikan që prej 59 vitesh. Në vitin 1960 Vatikani dhe Turqia vendosën marrëdhënie të plota diplomatike. Erdogan e ka pritur Papën në Ankara gjatë vizitës së tij në Turqi në vitin 2014.

Vizita e Erdoganit u shoqërua me protesta kundër kufizimit të lirisë së shprehjes dhe të mediave në Turqi dhe arrestimit të 150 deri 170 gazetarëve. Po ashtu protesta pati edhe nga kurdët që jetojnë në Itali.

Policia italiane kishte marrë masa të forta sigurie, sepse në zonën e Sheshit të Shën Pietrit qe shpallur një ndalim protestash 24-orësh.

Top Channel

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here