Mbledhja në Lezhë, qeveria prezanton drejtorin e ri të Policisë (Emri)

0
loading...

Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të tij janë zhvendosur në Lezhë që prej ditës së djeshme. Mbledhja e qeverisë në këtë qytet pritet të ofrojë surpriza. Sipas axhendës së përcaktuar më herët, në Lezhë do të mbahet edhe një aktivitet kushtuar 105 vjetorit të krijimit të policisë së shtetit.

Për organizimin e këtij përvjetori është marrë personalisht drejtori i komanduar i policisë Rebani Jaupi.

“Gazeta Shqiptare” ka mësuar se në aktivitet janë ftuar dhe 4 drejtorë qarqesh, të cilëve do t’u ndahet nga një certifikatë. Përkatësisht i ftuar do të jetë drejtori i policisë Tiranë, Ardi Veliu, drejtori i policisë Shkodër, Gjovalin Loka, drejtori i policisë Durrës, Alfred Çepe dhe drejtori i komanduar i policisë Elbasan, Altin Qato.

Burime për “Gazetën Shqiptare” thonë se gjatë këtij aktiviteti kryeministri Rama do të prezantojë edhe drejtorin e policisë së shtetit. Nuk dihet me saktësi emri i personit që do të zërë vendin e kryepolicit, por të gjitha zhvillimet e orëve të fundit çojnë tek emri i Sokol Bizhgës.

Ky i fundit, është parë në shoqërinë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj që të premten duke zhvilluar disa takime në Lezhë.

Përpos këtyre, Bizhga plotëson të gjitha kriteret për të marrë këtë detyrë. Megjithatë, emri i Bizhgës është lakuar edhe për postin e Drejtorit për Rendin dhe Sigurinë Publike.

Ai ka një karrierë më shumë se 18 vite në policinë e shtetit pa asnjë shkëputje dhe prej kohësh mban gradën “drejtues i parë”. Bizhga është aktualisht drejtor i Forcave Lëvizëse Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here