Kujdes! Telefoni në makinë nuk lejohet edhe nëse ndalon në anë të rrugës

0
Të ardhurat nga klikimi i kësaj reklame shkojnë për projektin “Ushqimi për Jetimët”. Ndihmo me një klikim !
loading...

Janë regjistruar numëra të lartë vdekjesh në rrugë kohët e fundit, e në përpjekje për të ulur numrin e viktimave, autoritetet u janë vënë pas drejtuesve të mjeteve.

Kështu, tashmë jo vetëm që është e jashtëligjshme që të përdorësh telefonin në timon, por edhe nëse e ndalon makinë në anë të rrugës, duke e bllokuar ose jo trafikun. Sipas të përditshmes franceze “Le Figaro”, Gjykata e Lartë Franceze vendosi që kushdo që hap krahun për të përdorur telefonin do të përballet me heqje pikësh nga patenta dhe një gjobë prej 135 euro.

Kushdo që dëshiron të përdorë telefonin do të duhet që të parkojë në një vend të posaçëm. Megjithatë nëse personi pëson një aksident apo gjendet në situatë emergjence mund ta përdorë aparatin e tij celular.

Franca, një vend me reputacion për dhënien e makinës “si të çmendur” ka prezantuar një sërë ligjesh të reja në përpjekje për të ulur numrin e aksidenteve që kanë parë një rritje të madhe përgjatë 10 vjeçarit të fundit./tvklan

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here