KOMENT/ Sikur të ishte Bujar Asqeriu kryetar i opozitës

0
Të ardhurat nga klikimi i kësaj reklame shkojnë për projektin “Ushqimi për Jetimët”. Ndihmo me një klikim !
loading...

Nëse këto fjalë do i thoshte Luli, asnjë qime floku nuk do ishte dridhur në kokat e shqiptarëve pasi vetëm biletat e avionit për në Hollandë janë sa një vit rrogë e disa artistëve. E pa le Mona, paratë që shpenzon në parukeri janë sa rroga vjetore e një shqiptari të thjeshtë.

Shkruan: Prof. Dr. Arben Manasterliu

Atë çfarë nuk kanë bërë dot Luli me Monën për muaj të tërë, e bëri Bujar Asqeriu vetëm me një deklaratë.

Nëse sot Bujar Asqeriu bëhet kryetar i opozitës Rama rrëzohet brenda ditës.

Me fjalë të thjeshta por shumë të ndjera, Asqeriu zgjoi ndjesinë në trupin dhe mendjen e mpirë e paralizuar të shqiptarëve.

Kjo është drama e madhe, tha ai, pasi vendin e udhëheqin hajdutët, këtë vend e drejtojnë hajdutët, prandaj nuk ka lekë për artistët, nuk ka lekë për teatrin dhe ne na fusin në vrimën e miut atje tek hidrocentrali. Edhe lekët për një dosje i marrin, edhe 100 lekë për një dosje e marrin e fusin në llogari.

Nuk lenë lekë në këmbë, këta janë qeveritarët tanë. Nga njëherë them pse po flas, a më dëgjon njeri. Nuk na dëgjon askush, them a përmbyset kjo hajdutëri?

Ne kemi të drejtën legjitime të zotit dhe zoti i paftë ata dhe zoti i paftë ata dhe fëmijët e tyre. E kuptoj që ata do të tallen me, që do të nxjerrin gjuhën me ne. Ata mendojnë se sa do të fitojnë sot. Ku do hanë drekën dhe darkën dhe me kë do bëjnë qejf sot.

Nëse këto fjalë do i thoshte Luli, asnjë qime floku nuk do ishte dridhur në kokat e shqiptarëve pasi vetëm biletat e avionit për në Hollandë janë sa një vit rrogë e disa artistëve. E pa le Mona, paratë që shpenzon në parukeri janë sa rroga vjetore e një shqiptari të thjeshtë.

Vendin e udhëheqin hajdutēt, tha Asqeriu, dhe shqiptarët e besuan dhe u zgjuan sepse ishin fjalët e një njeriu të ndershëm e jo sharlatanëve Basha, Kryemadhi dhe Rama.

Italia ka një precedent me një aktor të ndershëm që ngriti zërin, Pepe Grillon. Nëse Zoti, ndaj të cilit Asqeriu iu lut si autoritetin e vetëm të drejtësisë në këtë vend, bën mrekulli dhe e bën Bujar Asqeriun kreun e opozitës ose një force jo konvencionale politike siç ndodhi me Cinque Stelle, atëherē jo vetēm Rama do zbythet, por edhe Luli i vogël me Monē burrneshën do kthehen në Amsterdamin apo Lalzin e tyre.

Respekte Bujar Asqeriu, ke një jetë që në skenë e në filma ke prekur shumë zemra, por me fjalët tuaja të fundit zgjove shpresën tek çdo zemër shqiptari.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here