Kjo rubrikë e re e Facebook me siguri do ju magjepsë

0
loading...
loading...

Rrjeti social Facebook po teston që brenda aplikacionit të ofrojë një rubrikë të re, e cila do të përbëhet tërësisht nga lajmet lokale, ngjarjet dhe njoftimet.

Sipas ReCode, kjo hapësirë do të quhet “Today In”.

Burimet e informacionit do të kontrollohen nga njerëzit, ndërsa inteligjenca artificiale do të ndihmonte në nxjerrjen e përmbajtjes.

New Orleans, Little Rock, Billings, Peoria, Olympia dhe Binghamton janë qytetet e para që kanë nisur testet për këtë rubrikë.

Përdoruesit e lokalizuar në atë zonë do të mund të kenë rubrikën për të parë informacione të mara nga mediat lokale.

Kompania thotë se kjo iniciativë hynë në “Journalism Project” të Facebook, që u lansua menjëherë pas zgjedhjeve të fundit Presidenciale në Amerikë, që nisën alarmin për fenomenin “Fake News”.

Në nëntor, Facebook gjithashtu rishkroi aplikacionin e saj të pavarur të ngjarjeve, duke e quajtur atë “Facebook Local”, i cili do t’iu ndihmon përdoruesve se ku mund të gjejnë restorante dhe ngjarje. /Telegrafi

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here