“Karafilat sqarojnë gjithçka”/ “Ujku i vjetër” tallet keq: S’jam emocional si zoti Berisha, i vogli

0
Të ardhurat nga klikimi i kësaj reklame shkojnë për projektin “Ushqimi për Jetimët”. Ndihmo me një klikim !
loading...

Ish-ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli u ndal gjerësisht tek çështja e privatizimit të CEZ, ku në pyetje është marrë ai dhe djali ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

Cili ka qenë roli i Berishës në këtë çështje e privatizimit të CEZ?
Berisha ka qene këmbëngulësi dhe iniciatori i privatizimit dhe kërkonte që të bëhej kjo procedurë. Procesi ka qenë shumë intensiv, që nga fillesa, kur qeveria më autorizoi mua si ministër. Berisha ka qenë iniciatori, këmbëngulësi, e ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme këtë proces. Qoftë nga raportimet e mia, apo qoftë nga instancat e tjera.

Ka pasur ndërhyrje nga ai?
Në asnjë rast ska pasur. Jo vetëm për CEZ. Në atë kohë janë kryer 4 privatizime. Dhe ai ska pasur asnjë rast

I biri i tij, Shkëlezi është thirrur në prokurri. Ai e ka cilësuar sulm politik, ndërsa ju jo. Si e
shihni këtë gjë?
Unë jam njeri politik. jam mësuar me sulme politike. Më kollaj fle me armiqësinë sesa me miqësinë. Zoti Berisha, i vogli i sheh këto më me emocion sesa i shoh unë. Sulm politik është kur konkludohet vendimi politik. jam përfolur për të sqaruar pozicionin tim. Një shoku im që u kap në arratisje më pyetën edhe mua.

Po fakti që jeni mësuar, nuk e zhbën…
Eh për hë është hetim dhe më mirë është që të më pyesin sesa kur dalin karafilat dhe ‘sqarojnë’ gjithçka.(bw)

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here