Hetimi / Ndryshimet “TOP SECRET” që po planifikon Facebook

0
Të ardhurat nga klikimi i kësaj reklame shkojnë për projektin “Ushqimi për Jetimët”. Ndihmo me një klikim !
loading...

Çfarë do të paralajmërojë Mark Zuckerberg këtë javë ? Që prej një muaji themeluesi Facebook anunçon nga llogaria e tij personale ndryshime të mëdha në politikat editorial të platformës së tij. Këto ndryshime që godasin si ndëshkime hyjnore prekin algoritmet që organizojnë faqen kryesore (ose newsfeed ne anglisht), ku 2,1 miliardë përdorues parakalojnë tekstet, fotot, videot e botuara nga faqet e miqve tek të cilët ata janë të abonuar.

Revolucioni ka filluar në 11 janar kur miliarderi i ri pohoi se këtej e tutje në platformën e tij do të shikoheshin më shumë “përmbajtje që vijnë nga miqtë, familjet dhe grupet të cilave ju i përkisni. Ju do të shihni më pak botime markash, ndërmarjesh dhe mediash” (lexo shkrimet poshte).

Kur lexoi këto rrjeshta edhe Lapsi.al ashtu si gjithë bota e informimit dhe reklamave, për të cilat Facebooku është shndërruar në një mjet të domosdoshëm u ndie si e zënë në kurth. Të gjithë e kuptuan se sa shumë ishin varur nga rrejti social i cili shpërndan midis 15% dhe 30% të trafikut të tyre online. Por surtprizat nuk përfunduan me kaq. Në 19 Janar Zuckerberg shpjegoi se proporcioni i informacionit në faqen kryesore (newsfeed), do të zvogëlohej nga 5% në 4%. Pra një reduktim kolosal me 20%. Por e vetmja e re ngushëlluese për mediat serioze në të gjithë botën, ku modestisht edhe Lapsi.al pretendon të bëjë pjesë qe premtimi i themeluesit të platformës se faqet më të “besueshme” do të kishin prioritet: “ ka shumë sencacionalizëm, dizinformim dhe polarizim në botën e sotme” u justifikua Zuckerberg.

Dhe për të testuar besueshmërinë, një sondazh i krijuar nga Facebook me një panel përdoruesish, do ju drejtoj atyre pyetjet: “I njihni ju këto faqe”? “Sa besim keni në to”?

Prandaj sot të gjitha mediat më të mëdha të botës ngrejnë pyetjen: Kush do të jetë fatlumi lajmet e të cilit do të shpërndahen në faqen kryesore?

“Kjo mbetet ende tërësisht flu – tha pa dashur të identifikohet për të përditshmen Liberation- një nga parnerët e mëdhenj të Facebook në Francë. Ne nuk njohim deri më sot asnjë detaj konkret për të ditur se si do të procedohet. Vetëm në Menlo Park në selinë kaliforniane të Facebokk-ut dihet sekretmi i algoritmit që ruhet aty me fshehtësinë e një konklave papnore”.

Madje edhe disa nga qeveritë e vendeve të BE, që po duan të përforcojnë legjistlacionin kundër “fake news” dhe që ia janë drejtuar rrjetit cocial për të marrë më shumë të dhëna për procedurat që ai do të ndjekë, kanë mbetur të zhgënjyera. Kompania e Zukerbergut nuk jep informacion. Fashehtësia është maksimale.

I gjithë ky ndryshim ka ndodhur që pas akuzave se me anë të Facebook, rusia mundi të ndërhyjë në zgjedhjen e Trump, president i SHBA. Që prej atëhere kompania po merr një kthesë të fortë që ashtu sikurse thotë themeluesi i saj “Të inkurajojë shkëmbimet e rëndësishme sociale më shumë sesa konsumimin pasiv të lajmeve” (lexo shkrimet poshte).

Në këto kushte mediat më të mëdha të botës dhe faqet informative po tentojnë të analizojnë me lupë në dorë çdo deklaratë që ka bërë kohët e fundit Mark Zuckerbergu. Ato kanë nënvizuar me laps, një intervistë që shefi i faqe kryesore (newsfeed) në Facebook Adam Mosseri, thoshte. “Ne duam që facebook të jetë një platform ku njerzit të shpenzojnë më shumë kohë duke biseduar me njëri tjetrin sesa duke konsumuar përmbajtjen e lajmeve që i ka bërë “sheare” dikush tjetër”. Dhe pikërisht për këtë ai ka lajmëruar se videot e shpërndara që kanë pasur më shumë vend dy vitet e fundit, do të reduktohen ndjeshëm.

Me sa duket politika e ardhshme e Facebook që mbahet ende sekret do të konsistojë në favorizimin e atyre mediave lajmet e të cilave shkaktojnë reagime midis miqve. Vetëm atyre do tu jepet më shumë mundësi për shpërndarje. Kjo i ka bërë dy nga mediat më të mëdha francize, një prej tyre ështe edhe Le monde, ti bëjnë thirrje lexuesve të tyre që t’i komentojnë sa më shumë atrikujt e e publikuar nga gazetarët. Një kërkesë të tillë poi a përsërit edhe Lapsi.al, lexuesve të tij. Sepse fatkeqësisht po jetojmë në një kohë, kur mediat po varen përditë e më shumë nga politikat e Mark Zuckerbergut.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here