Gazetari: Llalla pa shkollë të mesme? E kontrollonin politikanët për hesape personale

0
Kryeprokurori, Adriatik Llalla dhe Ambasadori Amerikan ne Tirane, Donald Lu, gjate analizes vjetore te institucionit te Kontrollit te Larte te Shtetit. /r/n/r/nGeneral Prosecutor Adriatik Llalla and American Ambassador in Tirana Donald Lu, during the annual analysis of the institution of the Supreme State Control.
loading...
loading...

Lajmin se ish-prokurori i përgjithshëm Adreatik Llalla nuk ka shkollë e ka komentuar dhe gazetari Basir Çollaku.

Në një postim në rrjetet sociale, Çollaku shkruan se ky lajm ka së paku dy vite që qarkullon dhe ngre pyetjen pse nuk i është dhënë rëndësi aq kohë sa Llalla ishte prokuor.

Çollaku shkruan se Llallën e kanë përdoruar politikanët e mëdhenj, ndërsa shkruan se “Llalla ka qene per 9 vite njeriu qe di kleçkat, skutat dhe sekretet e parase per kedo qe ka pushtet vendas dhe te huaj. 800 prokurore e gjyqtare dalin libra çudiberes nga te dhenat e fshehura deri me tani”

Postimi i plotë:

Nese flet, Llalla meriton Doktoraturen me 9 vite Prokuror i Pergjithshem e Kryekontrollor pasurie 5+4..Nese..

Lajmi (i pashkruar) se ish-Prokurori i Pergjithshem eshte pa shkolle te mesme, ka se paku dy vjet ne qarkullim. Une e kam mesuar si info, aq kohe me heret. Disa thonin ka qene ne Greqi aso kohe kur duhet te ishte ne Gjimnaz, te tjere e benin ushtar, te tjere jepnin adresa te ndryshme, perveç shkolles. Nuk i gjenin shoket e klases se gjimnazit..?!?! Dhe shumekush e ka ditur, por ka heshtur, perse nuk u permend kur Llalla ishte ne detyre?! Donin ose e kane kontrolluar per hesape personale politikanet e medhenj, me kete sekret sa konspirativ aq englendises, por dhe me nje te vertete te lekundur.?! Tani qe nuk sherben per ndere, sepse te mos besh thuajse asgje per 5 vite, eshte goxha nder per qeverite dhe te shumeakuzuarit, nxjerrim nje fakt kompromentues jo vetem per ish-prokurorin. Shtojme dhe kater vite si kontrollor pasurise se politikaneve dhe zyrtareve te larte. Pra Llalla ka qene per 9 vite njeriu qe di kleçkat, skutat dhe sekretet e parase per kedo qe ka pushtet vendas dhe te huaj. Ai ka perdorur heshtjen dhe me te ka prodhuar hiç per publikun, por jo per vete..
Ndaj vettingu duhet bere edhe per emerimet e reja edhe per te vjetrat, sepse, ka surpriza te shumta edhe tek ata qe i marrim si shenjtore sefte ne Prokurori. Dikush eshte pa shkolle, dikush i lidhur me krimin, ca si shume te tjere te Sigurimit te Shtetit, mos kalojme te qokat e sherbimeve te huaja, apo qeveritareve dhe ish-qeveritareve..Pra ne ate numer 800 prokurore e gjyqtare dalin libra çudiberes nga te dhenat e fshehura deri me tani…Ndoshta niset me Llallen, por sduhet te mbaroje aty…Se Llalla mire do bente te fliste dhe mund te behet i dobishem per drejtesine tani qe eshte i papune, me shume se kur ishte ne pune, duke vlejtur me shume se çdo lloj diplome qe i mungon apo tepron..

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here