“Fshati digjet Salianji krihet”/ Cilat janë problemet reale të PD

0
Të ardhurat nga klikimi i kësaj reklame shkojnë për projektin “Ushqimi për Jetimët”. Ndihmo me një klikim !
loading...

Mirela Agaj, një nga tre anëtarët e degës së PD-së në Vlorë që u përjashtuan nga partia, ka folur për Fax News dhe ka shpjeguar arsyet që sipas saj kanë sjellë këtë vendim.

Ajo ka thënë se ka qenë e painformuar në rrugë zyrtare për përjashtimin nga PD. Sipas saj përjashtimi vjen pas nismës së saj për ringritjen dhe reformimin e PD-së.

“Asnjë letër informimi nuk kam marrë nga PD. Departamentet nuk u mblodhën më pas 25-qershorit. PD nuk është Lulzim Basha, do vijoj punën time. Përjashtimi vjen pas dorëzimit të nismës sime për ringritjen e PD-së. Më njoftuan që jam inaktive në parti”,-ka thënë Agaj për Fax News.

Mirela Agaj ka mbajtur postin e drejtueses së departamentit në PD-në e Vlorës.

Ditën e djeshme pas denoncimit të ish-deputetit Astrit Patozi se 3 anëtarë të PD-së në Vlorë ishin përjashtuar sepse kishin ofenduar kreun e PD-së, Lulzim Basha, reagoi dhe dega e PD-së në Vlorë.

Në një përgjigje zyrtare dega e PD-së në Vlorë tha se anëtarët janë përjashtuar në bazë të statutit për shkak të neglizhencës së tyre./Faxweb.al

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here