Emri/ Pjesë e organizatës mafioze, në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Durrës

0
loading...

Një 52 vjeçar, i cilësuar si një person me rrezikshmëri të lartë dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë ditën e sotme në prangat e policisë së Durrësit.

52 vjeçari Agim Kolgjini është arrestuar me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, pasi ndaj tij është lëshuar një urdhër-arresti nga Gjykata e Gjenovës.

Mbi Kolgjinin rëndojnë akuza shumë të rënda si ‘Pjesëmarrje në organizatë të tipit mafioz’, si dhe për ‘Ndihmë e shfrytëzim prostitucioni’.

Pas arrestimit në vendin tonë, 52-vjeçari shqiptar do t’i dorëzohet drejtësisë italiane, ku pritet të përballet me akuzat.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here