Dokumenti/ Zbardhet skandali i radhës i Dukës, ka manipuluar me votat

0
loading...

Kur ka nisur ethshëm fushata zgjedhore për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, një tjetër dokument po komprometon rëndë kreun aktual të futbollit Armand Duka, pasi ka future në sistemin e votës shoqata sportive që nuk janë regjistruar në gjykatë, ndërkohë që sot zbulohet skandali i radhës, ku ka manipulim me Shqoatën e Minifutbollit, e cila me tjetër emër është regjistruar në gjykatë e me tjetër emër votohet në FSHF. Skandalin e zbardh me dokumentin përkatës “VIP Sport” që ka zbuluar dhe autorin që hedh votën në emër të minifutbollit e që në fshf quhet futsall.

Kështu, në vitin 2014, në mënyrë abuzive, në emër të Shoqatës së Minifutbollit, në Asamblenë e Përgjithshme si delegat me të drejtë vote mori pjesë Armand Dama, ish-trajneri i Kombëtares së minifutbollit. Shoqata e Minifutbollit është e regjistruar në gjykatë me president Klodian Kadiun (provohet me dokumenta), i cili ndaluar asokohe në mënyrë abuzive të merrte pjesë në atë Asamble.

Për të shmangur përplasje të tjera të këtij lloji, FSHF ka bërë mashtrimin e radhës sa i përket listës së pjesëmarrësve në Asamble. Në listën e saj është bërë një ndryshim dhe në vend që të përmendet Shoqata e Minifutbollit si anëtare me të drejtë vote në Asamble (duke qenë se është e regjistruar në Gjykatë), është vendosur aty emri i Shoqatës së Futsallës, që nuk e është e regjistruar në gjykatë.

“Për ta qartësuar se pse është bërë kjo lëvizje? Gjejeni kush do votojë në emër të Shoqatës fantazmë të Futsallit. Sërish Armand Dama”, shkruan “Vip Sport”. Kjo tregon se skandalet rreth shoqatave sportive dhe të tjera shoqata që janë krijuar në FSHF janë bërë enkas për votë për Armand Dukën.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here