Detaje nga shpërthimi me tritol, “i forti” i Shkodrës mes 6 të plagosurve, dy nisen drejt Tiranës

0
loading...
loading...

Një shpërthim tritoli ka ndodhur rreth orës 10:39 minuta në një dyqan në lagjen “Rus” të Shkodrës, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, dëmet materiale janë të konsiderueshme. Rreth 300 gr lëndë eksplozive dyshohet t’i jetë vendosur biznesit.

Burimet bëjnë të ditur se objekt i sulmit ka qenë Lulzim Kulla, njeri prej personave të mbetur të plagosur i cili është pronari i dyqanit të hedhur në erë. Të njëjtat burime saktësojnë se shpërthimi ka ndodhur në momentin kur Kulla i është afruar dyqanit të tij. Dyshohet se lëvizjet e tij janë monitoruar nga atentatorët dhe në momentin kur ai ka mbërritur pranë biznesit, kanë bërë shpërthimin e telekomanduar.

Lulzim Kulla është emër i njohur për policinë pasi njihet si “i forti” i Shkodrës i cili nënshtroi tregtarët e këtij qyteti, duke iu marrë edhe bizneset, ndërsa dyshohet se ka marrë pjesë edhe në torturimin për vdekje të një personi në Shkodër, por për ngjarjen nuk është dënuar askush. Report Tv ka mësuar se Lul Kulla pas viti 1997 u kthye në makthin e tregtarëve dhe biznesmenëve në lagjen “Rus”. Lul Kulla, në bashkëpunim me grupe të tjera kriminale, do vinte nën diktat bizneset e Shkodrës. Për shumë vite ai mbajti nën kontroll lagjen e famshme të Shkodrës, duke kontrolluar aktivitetin tregtar.

Ndërkohë, dy personat e tjerë të mbetur të plagosur nuk kanë lidhje me ngjarjen. Ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet më të populluara të kryeqendrës së veriut, pranë qendrës së qytetit. Nga shpërthimi i fuqishëm janë dëmtuar edhe disa automjete të parkuara pranë biznesit.

Forca të shumta policie dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes për t’iu ardhur në ndihmë të lënduarve. Tre të lënduarit mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Shkodrës. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Policia ka sekuestruar pamjet filmike të bizneseve aty pranë, pasi kanë qenë të pajisura me kamera sigurie dhe dyshohet të kenë filmuar momentin e vendosjes së lëndës eksplozive në dyqan.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here