Deputeti gjerman: Problem heqja e imunitetit të Tahirit !

0
Të ardhurat nga klikimi i kësaj reklame shkojnë për projektin “Ushqimi për Jetimët”. Ndihmo me një klikim !
loading...

Deputeti i Bundestagut gjerman Thorsten Frei, njëkohësisht raportuesi për Shqipërinë në Komisionin Parlamentar ka folur ditën e sotme për mediat shqiptare. Frei ka dhënë opinionin e tij lidhur me hapat e Shqipërisë në përmbushjen e prioriteteve te përcaktuara nga KE. Duke iu referuar deklaratave për kapjen e peshqve të mëdhenj, Frei tha se priste që parlamenti t’i hiqte pa debate imunitetin ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe të vendoste gjykata për të. Deputeti gjerman tha se është e rëndësishme që të dëgjohen të gjitha palët, edhe opozita dhe qeveria.

“Shqipëria duhet të vijojë në rrugën e integrimit që është në interes të Shqipërisë dhe vetë BE-së. Ndër kushtet për hapjen e negociatave është edhe dekriminalizimi e reforma zgjedhore. Pika më e rëndësishme është reforma në drejtësi e vettingu. Situata është e tillë, sidomos në fushën e vettingut, në luftën krimit të organizuar janë shënuar progrese, por edhe në rastet e mëdha për peshqit e mëdhenj mbetet për t’u parë nëse ka vërtetë goditje reale ndaj krimit të organizuar në përmasa të konsiderueshme. Kjo nuk është realizuar në mënyrë të mjaftueshme. Kam ndjekur rastin e ish-ministrit Tahiri me shumë vëmendje, se si është trajtuar ky rast nga pikëpamja politike. Është problem i madh që në parlament nuk është hequr imuniteti pa debate. Para ligjit jemi të gjithë të barabartë. Është vendim nga organet gjyqësore që duhet të merret nga gjyqtarët. Ky rast është përgjigje për pyetjet se cilat janë arritjet në këtë rast. A është vërtetë Shqipëria në gjendje që të mos ndalet para rasteve të tilla”, – deklaroi deputeti gjerman.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here