Deputetët që kanë folur më shumë dhe ata që vetëm kanë ‘heshur’ (Tabela)

0
loading...
loading...

Në datë 15 janar parlamenti do të ketë seancën e parë për këtë vit. Ndërkohë që qysh prej shtatorit kemi ndjekur 18 seanca plenare. Poe kush kanë qenë deputetët më të zjarrtë dhe që kanë diskutuar më shumë në sallën e kuvendit. Instituti i Studimeve Politike (ISP) me mbështetjen e qeverisë së Mbretërisë së Holandës, përmes database ëëë.deputetim.al ka monitoruar Kuvendim e Shqipërisë gjatë periudhës shtator-dhjetor 2017.

Të dhënat e tij paraqesin të gjithë aktivitetin parlamentar të deputetëve, angazhim në seanca e komisione, nisma ligjore dhe aktivitete publike, debatet dhe vendimmarrjet, problemet e transparencës dhe risitë pozitive. Të dhënat e monitorimit tregojnë se dy liderit politikë, Edi Rama (PS) dhe Lulzim Basha (PD) kanë folur në 11 seanca parlamentare. Gjithashtu edhe deputetët Taulant Balla (PS), Edmond Spaho (PD) e Petrit Vasili (LSI), duke qenë kryetar të grupeve parlamentare, kanë pasur më shumë akses procedural sesa deputetët e tjerë.

Tabelat më poshtë paraqesin deputetët më aktiv dhe më pasiv në parlament, ata që kanë mbajtur fjalime të rregullta ose diskutime thelbësore në parlament si dhe ata që të vetmen fjalë në 3 muaj parlament kanë pasur fjalën “betohem” në seancën e parë inauguruese. Siç shihet, vetëm 4 deputetë kanë përqindje të lartë angazhimi në parlament, janë Panariti (LSI), Tabaku (PD), Bushka (PS) dhe Berisha (PD). Secili prej tyre ka mbajtur fjalime në 9 seanca të rregullta, në total në 64% të punimeve të parlamentit. Pas tyre vijnë me 57% ose 8 fjalime 7 deputetë, nga të cilët 2 socialistë (Hysi e Kushi) dhe 5 demokratë (Spahia, Balliu, Bylykbashi, Pampuri e Gurakuqi). Akoma më tej vijnë 9 deputetë me nga 7 fjalime, ose me 50% të seancave plenare.

Interesant është se në këtë kategori nuk ka asnjë deputet të mazhorancës së majtë, por 6 deputetë nga PD dhe 3 nga LSI. Konkretisht, nga PD janë Salianji, Baçi, Murrizi, Meçorapaj, Shehu e Gjunkshi, kurse nga LSI Haxhinasto, Mehmetaj e Naço. Në tërësi rezulton se opozita ka pasur angazhim më të madh në fjalimet parlamentare, pavarësisht se një analizë e detajuar e përmbajtjes së fjalimeve dhe që do të publikohet në vijueshmëri nga ISP gjen mospërputhje midis numrit formal të fjalimeve dhe cilësisë së tyre në përmbajtje.

Tabela tjetër, ajo e deputetëve që nuk kanë pasur asnjë fjalim në parlament, është gjithashtu interesante. Aty gjenden 11 deputetë të PS (Xhindi, Kamani, Ndraxhi, Luzha, Harusha, Belba, Sterkaj, Suli, Rraja, Abazi dhe Bushaj), 3 deputetë të LSI (Çela, Rehovica e Tavo), 3 deputetë të PDIU (Rakipi, Muça e Xhina), si dhe deputeti i vetëm i PSD (Doshi). Siç shihet, në listën e të “pa angazhuarve” gjenden emra të njohur të politikës si ish-ministri Tavo, por edhe një numër i madh biznesmenësh që kanë hyrë në parlament në zgjedhjet e fundit ose vijojnë me mandatet e dyta apo të treta. Po ashtu në këtë kategori bëjnë pjesë edhe dy deputetët Rakipi e Rehovica, të cilët humbën mandatin në janar përmes vendimit të KQZ në kuadër të procesit të dekriminalizimit.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here