Del profecia e Bujar Asqeriut, për Edi Ramën, tani radhën e ka Zoti!

0
Të ardhurat nga klikimi i kësaj reklame shkojnë për projektin “Ushqimi për Jetimët”. Ndihmo me një klikim !
loading...

Fjalët e dëshpëruara të Bujar Asqeriut duket se kanë qenë profetike të paktën për këtë qeveri.

“Ndonjëherë mendoj të mos flas fare, askush nuk të dëgjon”, tha aktori i njohur dy ditë më parë. Pikërisht këtë konstatim të dhimbshëm të Asqeriut e ka vulosur vetë kryeministri Edi Rama.

Duke mos guxuar, që njësoj si ministria e tij Mirela Kumbaro të dalë përball artistëve të Teatrit Kombëtar, ai ka zgjedhur që t’u përgjigjet në mënyrë indirekte, i fshehur prapa komenteve në faqen e tij në Facebook.

Njëri prej komentuesve i shkruan poshtë një postimi të tij, për “Shqipërinë e rilindur”, duke i kujtuar klithmën e aktorëve.

“E dëgjove Robert Ndrenikën Edo? Po Bujar Asqeriun? Folën nga plasja shpirtit…”, shkruan qytetari.

Por pikërisht ashtu siç kishte paralajmëruar Bujar Asqeriu, Rama i përgjigjet komentuesit se, “nuk i ka dëgjuar dhe nuk e di fare, se çfarë duan”. Dhe pasi konfirmon se nuk denjon që të dëgjojë shqetësimin e artistëve, kryeministri i vendit, vazhdon të tjerr propagandë për ëndrrën e tij të vjetër, që të tjetërsojë gjithë territorin ku gjendet prej dhjetëra dekadash Teatri Kombëtar, në një kullë gjigante.

“Debati për të mbrojtur godinën e rrënuar të teatrit, është një debat i stërvjetër, i stërlodhur dhe pa asnjë vlerë e asnjë kuptim sot!”, shkruan Rama. Dhe në fund si për të vërtetuar, se ai nuk pyet për asnjë dhe asgjë në këtë vend e vulos me një shprehje të denjë për një diktator:

”Leksione të asnjë lloji s’na jep dot askush dhe në këto katër vjet do bëjmë ende më shumë, përfshirë edhe Teatrin e Ri Kombëtar, duan s’duan ata që s’dinë çfarë duan”.

Por nuk duhet harruar se në fund të fjalës së tij, që preku telat e shpirtit të qindra mijëra shqiptarëve. Mosbesues se kryeministri dhe qeveritarët do të dëgjojnë zërin e artistëve, ja la vendimin e fundit, Zotit!

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here