Cila është dhurata që kanë bërë më shumë shqiptarët këto festa?

0
loading...

Është periudhë festash dhe sigurisht edhe e dhuratave.

Të gjithë në këtë kohë, mendojmë se si mund t’i bëjmë njerëzit tanë më të dashur, të lumtur dhe një mënyrë shumë e bukur përveç se t’u dhurosh shumë dashuri, ndonëse jo vetëm këto ditë, janë dhuratat.

A e dini se cila është dhurata që kanë bërë më shumë shqiptarët këto festa? Sipas gazetës “Monitor” është vera.

Gazeta shkruan se është rritur vlera e pakove që dërgohen, por është ulur sasia, e ndërsa thekson se këtë vit ka tendencë për dhurata më cilësore. Nuk kanë munguar dhuratat e tjera apo kartolinat me urime, por mbizotëron dërgimi i shisheve të verës, që po i zë vendin shportave të mbushura me çokollata e ëmbëlsira të ndryshme, që ishin tipike vitet e kaluara.

Nëse nuk e keni menduar ende dhuratën, ja ku e keni një ide: një shishe verë cilësore.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here