A mund të hani vetëm një patate të skuqur nga një pjatë plot? Studiuesit thonë se nuk mundeni…

0
loading...

Nuk jeni të vetmit që mund të përfundonit një pjatë me t’u ulur e nuk do të ndalenit, por përse i pëlqejmë aq shumë patatet e skuqura?

Nëse ju i keni premtuar ndonjëherë vetes se do të hani vetëm pak, një-dy patate te skuqura, apo dreqin, edhe një grusht e më pas krejt pjatën, ju e dini se sa e vështirë është të ndalojmë së ngrëni ushqimet e kripura pasi i kemi filluar. Arsyeja që ju vazhdoni ta zhytni dorën në to nuk ka të bëjë me shijen.

Në një studim në Frontiers in Psycology, hulumtuesit i lejonin minjtë të zgjidhnin nga tre ushqime të ndryshme: ushqim standard, një përzierje e yndyrës dhe karbohidrateve, ose patate të skuqura. Më të preferuarat nga brejtësit ishin patatet e skuqura në krahasim me dy opsionet e tjera.

Patatet e skuqura njihen për dy komponentë: kripë dhe yndyrë. Studimet kanë treguar se kripa që hahet shkakton lirimin e dopaminës, një lajmëtar kimik që kontrollon qendrën e kënaqësisë së trurit tuaj. Pasi truri juaj merr merr atë shpërblim të parë që e godit, ai fillon t’a kërkojë gjithnjë e më shumë.

Në një studim Australian, 48 të rritur mund të hanin aq sa donin gjatë katër drekave të ndryshme. Vaktetet me makarona dukeshin në thelb të njëjta përveç dy ingredientëve: përmbajtja e kripës dhe yndyrës.

Salca ishte në këto versione: me pak yndyrë/pak kripë, pak yndyrë/shumë kripë, shumë yndyrë/ pak kripë ose shumë yndyrë/shumë kripë dhe pjesëmarrësit provuan secilin prej tyre gjatë katër javëve.

Pa marrë parasysh se sa yndyrë kishte në ushqim, vullnetarët hëngrën 11% më shumë kalori dhe ushqime kur salcë ishte tepër e kripur, sipas rezultateve në The Journal of Nutrition.

Me një salcë me yndyrë të lartë, pjesëmarrësit hëngrën 60% më shumë kalori, por jo domosdoshmërisht ndonjë ushqim shtesë në aspektin e peshës. Vetë yndyra ka shumë kalori, kështu që vullnetarët po merrnin më shumë kalori me të njëjtën sasi ushqimi.

Normalisht, yndyra e bën një vakt më të kënaqshëm, kështu njerëzit duan vetëm të vazhdojnë të hanë dhe të hanë, veçanërisht njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj shijes së yndyrës.

Kur ushqimi është i varfër në kripë, është e lehtë të praktikohet vetëkontrolli në vend të ngrënies së tepërt, thotë autori i studimit Russel Keast, PhD, profesor i shkencave shqisore në Deakin University. “Por kur ne i shtojmë salcë atij ushqimi, papritur ato vetëkontrolle zhduken.

Patatet e skuqura që nuk kishin shumë kripë do të ishin tjetër gjë. Sapo ju të shtoni kripë, truri juaj kërkon sa më shumë natrium që të mundet.

[Burimi: Reader’s Digest]

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here