A ka pasur dashnore Lulzim Basha në Holandë?

0
Të ardhurat nga klikimi i kësaj reklame shkojnë për projektin “Ushqimi për Jetimët”. Ndihmo me një klikim !
loading...

Teksa ishte i ftuar në një televizion ku lajmet jepen me gjoksin jashtë, kreu i PD, Lulzim Basha nuk i ka shpëtuar pyetjes për jetën e tij seksuale. Basha u pyet nga Ismet Drishti nëse kishte pasur dashnore në kohën e studimeve në Hollandë, por përgjigja e tij ka qenë e prerë: “Keti im quhet Aurela”.

“A ka ngel naj Keti në Holandë”, e pyeti Drishti atë

“Unë studimet i kam lënë pas. Prej vitit 2004 jam i martuar, kam edhe dy vajza dhe Keti im quhet Aurela”, tha Basha.

Drishti: A ka naj Keti në Holandë

Basha: Ça është Keti?

Drishti: Një këngë për Holandën

Basha: Ah, kënga, po se di këngën ma sqaro

Drishti: Një këngë shqiptare për Holandën. Atje në Holandë në vendin e ullinjve, jetonte Keti një vajzë shumë e bukur me sy të zeza, e cila dashuronte më të bukurin marinar. A ka ngel naj Keti në Holandë?

Basha: Unë studimet i kam lënë pas. Prej vitit 2004 jam i martuar, kam edhe dy vajza dhe Keti im quhet Aurela.

“S’kam qenë kurrë shtetas hollandez, asnjëherës’kam patur nënshtetësi tjetër përveç asaj shqiptare, as hollandeze, as amerikane, as agjent i CIA-s siç më thanë në 2011-ën gjatë fushatës për bashkinë. Qëllimi im dhe frymëzimi im është diçka tjetër, që si kryeministër i Shqipërisë shqiptarët ta ndjejnë veten pjesë të BE.”, tha Basha më tej, por “harroi” të permende se gruaja dhe vajzat e tij kane nenshtetesi holandeze, pasi lane nenshtetesine shqiptare./Tema

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here